Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë shtetasi Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, e cila e kishte dënuar me 5 vite e 8 muaj burgim. Atij i kanë mbetur pwr tw vuajtur edhe 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim.
40-vjeçari është dënuar për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmimi seksual” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas policisë, në prill të vitit 2024, ai u arrestua pas kallëzimit të bashkëshortes për dhunë në familje, ndërsa dyshohet gjithashtu se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë sekuestruan 14 kapsolla detonator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku./vizionplus.tv





