Arrestohet në Rinas një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

40 vjecari I prangosur u verifikua imtësisht nga policia kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Rezultoi që ky Domi Vuksani  lindur në Shkodër kishte ndërruar gjeneralitetet me qëllim shmangien e dënimit në Itali.

Ky shtetas lëvizste tashmë me identitetin e ri Nikel Vuksani.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *