Alma Arrazi dhe 3 femijet e saj, dyshohet se jane vetembytur ne lumin Buna
Alma Arrazi dhe 3 femijet e saj, dyshohet se jane vetembytur ne lumin Buna

Familja Arrazi ka hapur sot dyert e mortit në Shkodrë. Sot përcillet për në banesën e fundit Ergesa Arrazi, 9 vjeçarja trupi i të cilës u gjet dje në lumin Buna.

Sipas hetimeve të deritanishme dyshimet janë se nëna e Ergesës, Alma Arrazi u vetëmbyt në lumë disa ditë më parë bashkë me fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3 vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërsa trupi i njërit prej fëmijëve u gjet dje rastësisht nga një peshkatar, Mbrojtja Civile në bashkëpunim me Forcat e Armatosura vazhdon sot për të dytën ditë operacionin e kërkimit për trupin e Almës dhe dy fëmijëve të tjerë.

Motra e Almës ka dëshmuar në policia e 39-vjeçarja kreu aktin ekstrem për shkak të dhunës nga bashlëshorti, Erdgys (Ergys) Arrazi, i cili është arrestuar.

Por çfarë thonë familjarët e Erdgysit për ngjarjen qe tronditi mbarë opinionin publik?

Familjarët e Erdgysit 31 vjeç mohojnë që ai të ketë qenë shkaktar i tragjedisë. Ata thonë se 31-vjeçari i adhuronte fëmijët e tij dhe se punonte gjithë ditën për t’i çuar në shkollë private.

Për sa i përket Almës ata thonë se ajo s’duhet ta kishte bërë kurrë këtë akt dhe se nuk ia falin kurrë.
Një prej familjarëve të Erdgysit tha se çifti kishin konfklikte kohët e fundit dhe se Alma merrte ilaçe ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale.

“Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve…Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, tha një prej familjarëve./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *