Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi se duke filluar nga e enjtja ligji për heqjen e TVSH për mallrat që do të përdoren për rindërtim do të jetë funksional. Teksa foli në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Ahmetaj tha se në mbledhjen e qeverisë të enjten do të mbyllet përfundimisht kjo çështje.

 

“Ne kemi kaluar ligjin për të hequr TVSH për të gjithë procesin, qoftë në import, qoftë në procesin e brendshëm. Ka pasur procesin e vet bërja e VKM dhe e udhëzimit dhe nesër në qeveri kemi përfundimisht kalimin e VKM ku e trajton në detaje me shumë transparencë të gjithë procesin e TVSH për të mos pasur asnjë konfuzion dhe asnjë devijim. Ligji ka kaluar.”

 

Propozimi për të hequr TVSH u dha nga vetë Arben Ahmetaj në kohën kur drejtonte Komisionin e Ekonomisë. Ai kërkoi që të hiqet edhe taksa e infrastrukturës për ndërtimet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *