Kryeministri Edi Rama i bëri një thirrje liderëve të vendeve të rajonit duke kërkuar më shumë bashkëpunim mes veti në mënyrë që të përfitohet sa më tepër nga Bashkimi Europian.

Sipas Ramës, shtetet e rajonit duhet të harrojnë përfitimin maksimal nga BE nëse nuk shfrytëzojnë maksimalisht kapacitetet e bashkëpunimit me njeri-tjetrin.

Lexo edhe :

Related Posts

“Dua t’iu them të gjithëve që kur në flisnim herë pas here sa e rëndësishme ishte të ecej më shpejt përmes rrugëtimit rajonal e për të arritur më pranë njëri-tjetrit me marrëveshjet ndërkufitare, tani më është e qartë që po të kishim bërë më shumë më para do kishim qenë më pranë tani.

 Integrimi europian shkon përmes integrimit rajonal dhe plani i ri i rritjes e vulos një gjë të tillë. Me planin e ri të rritjes, çdo vend ka rënë dakord që kjo është diçka që duhet ta bëjmë. Nuk ka rëndësi se ca problemesh politike kemi me njëri tjetrin, ne duhet ta bëjmë këtë gjë. Secili duhet ta harrojë se duhet të marrë më shumë nga tregu i përbashkët europian nëse nuk kontribuon 100% në tregun rajonal”, tha Rama. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *