Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 December 2025
Vizion fokus

Tensionet e opozitës në Kuvend, Braçe: Më në fund...

Demokratët rrëzojnë karrigen e Belinda Ballukut, Balliu dhe Noka...

Opozita shkakton kaos në Kuvend, Balla: Zot fali se...

Flakadanë e kaos në Kuvend, betohet mes tensionit Avokati...

Tensione dhe përplasje të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD zënë vendet e...

BE i zhbllokoi fondet Kosovës, Rama përshëndet vendimin: Presidentja...

Rama niset drejt Hagës, pritet të takohet me Hashim...

“21 janari”, Ilir Meta dëshmon sot në SPAK

Aksident në aksin Fier–Grecalli, makina përplaset me motorrin, një...

Hapet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër

17 Dhjetor 19:23

Është hapur për qarkullimin e këmbësorëve ura e re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe.

Ura e re u përurua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, dhe kreu i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Kurti tha se me hapjen e kësaj ure për këmbësorë, “rritet qarkullimi dhe të ketë sa më shumë mobilitet në Mirovicë, në këtë qytet kaq të rëndësishëm për Republikën tonë”.

Sipas Kurtit, ky ndërtim paraqet “zhvillim dhe progres.

Kurti tha se ura mbi Ibër nuk ka përkatësi etnike dhe se ajo lidh pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës.

“Ne jemi këtu për t’i bashkuar njerëzit, që të ketë tregti, bashkëpunim ekonomik, bashkëpunim kulturor… Kjo urë nuk është kundër askujt, kjo urë është për të gjithë. Ura është për këmbësorë, jo për automjete, por për njerëzit që lëvizin në këmbë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, hapja e kësaj ure përkon me nisjen e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, pasi Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit nuk arriti të sigurojë shumicën në parlament për formimin e një ekzekutivi të ri pas zgjedhjeve të rregullta që u mbajtën në shkurt.

Ndërkaq, Durmishi kujtoi se më 26 gusht ishte hapur për qarkullim një urë tjetër mbi Ibër, dedikuar për automjete.

“Sot po e shënojmë hapjen e një vepre hidraulike dhe artisitike, jo vetëm thjesht një urë për këmbësorë por një vepër arti”, tha Durmishi.

Ndërtimi i kësaj ure u bë pas një memorandumi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.

Ndërtimi i këtyre dy urave, krahas urës kryesore mbi Ibër, u bë pavarësisht kundërshtimeve nga serbët lokalë dhe reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë vazhdimisht se ndërtimi i këtyre urave – njëra për këmbësorë dhe tjetra për automjete – ka për qëllim t’i lidhë Mitrovicën e Veriut me Mitrovicën e Jugut, qytet i ndarë etnikisht që nga paslufta.

Ekzekutivi kishte ndarë rreth 3 milionë euro për ndërtimin e tyre.

Ndërtimi i urave u kundërshtua edhe nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit, e cili ngriti dhe një peticionin kundër tyre, që mori mbi 3.500 nënshkrime.

Bashkimi Evropian ka thënë më herët se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë “ka rëndësi praktike dhe politike”, dhe se çdo projekt infrastrukturor midis Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes të gjitha komuniteteve të përfshira.

“Është e domosdoshme që këto projekte të pasqyrojnë vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale”, ka thënë BE-ja më herët për Radion Evropa e Lirë.

Urat e reja janë ndërtuar pranë urës kryesore mbi Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kjo urë është e njohur për përplasjet etnike pas luftës dhe për këtë arsye është nën mbikëqyrjen e forcave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ura kryesore është e hapur vetëm për këmbësorë, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e saj për komunikacion në korrik të vitit të kaluar, gjë që pati shkaktuar tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia ishin pajtuar që ura të hapej për qarkullim në vitin 2014, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Ishte paraparë revitalizimi i urës dhe largimi i të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.

Në vitin 2016 u arrit marrëveshje për një plan të ri zbatimi, për të tejkaluar mosmarrëveshjet rreth interpretimeve të marrëveshjeve të mëparshme. Sipas këtij plani, ura duhej të hapej për komunikacion në janar të vitit 2017.

Punimet për revitalizim përfunduan në qershor të vitit 2018, ndërsa ura – në të cilën janë investuar 1.5 milionë euro – nuk është hapur kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
iber ura

Nga e njëjta kategori

Tensionet e opozitës në Kuvend, Braçe: Më në fund e morën qeverinë, shembull si vritet tjetri për pak pushtet

më shumë...

Demokratët rrëzojnë karrigen e Belinda Ballukut, Balliu dhe Noka përjashtohen nga seanca

më shumë...

U godit me thikë në fyt, reagimi prekës i vëllait të 23-vjeçarit shqiptar në Itali: Dhe jetën për mua, do jetoj për të vënë drejtësi për ty

më shumë...

BE i zhbllokoi fondet Kosovës, Rama përshëndet vendimin: Presidentja Osmani shkëlqeu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zenith Travel

Minute pas minute

10:52

Tensionet e opozitës në Kuvend, Braçe: Më...

10:50

Demokratët rrëzojnë karrigen e Belinda Ballukut, Balliu...

10:38

Opozita shkakton kaos në Kuvend, Balla: Zot...

10:37

Flakadanë e kaos në Kuvend, betohet mes...

10:32

Tensione dhe përplasje të ashpra mes opozitës...

10:11

Tensione në Kuvend, deputetët e PD zënë...

10:03

U godit me thikë në fyt, reagimi...

9:53

BE i zhbllokoi fondet Kosovës, Rama përshëndet...

9:50

Rama niset drejt Hagës, pritet të takohet...

9:38

“21 janari”, Ilir Meta dëshmon sot në...

9:36

Aksident në aksin Fier–Grecalli, makina përplaset me...

9:26

Gjarpërinjtë blu helmues kthehen në trend në...

9:13

“Do kryeni shpenzime të pamenduara”, parashikimi i...

8:38

BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi...

8:20

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit...

10:44

Izraeli sulmon zonën e banuar në Gaza,...

10:22

E rëndë në Itali! Shoferi shqiptar i...

10:19

Moti i ftohtë në Kanada, banorët bëjnë...

9:40

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën...

9:37

“Kujdes nga vendimet e nxituara”, çfarë duhet...

Më të klikuarat

  • Po vjen nata më e gjatë e vitit! Ja data dhe çfarë simbolizo...
  • E rëndë në Itali! Shoferi shqiptar i kamionit humb jetën në...
  • E akuzuan se ka takuar Suel Çelën, Salianji i përgjigjet Ber...
  • “Takimi i Salianjit u organizua nga Suel Çela”, ish deputeti...
  • Plagosje me armë zjarri në Mamurras
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.