Subscribe

Sistemi Bankar Global mund të jetë në rrezik, pasi grupi i hakerave, Shadow Brokers, ka hedhur ne internet programe të vjedhura nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Amerikane, NSA. Në to jepen detaje rreth aftësisë së agjencisë për të hakeruar banka ndërkombëtare, si dhe rrjetit Swift, përmes kompjuterëve Windows dhe serverave që përdoren në transfertat financiare.

 

Në listën e bankave që mund të jenë kompromentuar janë “First Investment Bank” e Katarit, Dubai Gold and Commodities Exchange dhe Tadhamon International Islamic Bank.

 

Tani ekziston frika se një nga metodat me të sigurta të pagesave është kompromentuar, me gjetjen lehtësisht online të arsenalit të sofistikuar të hakerimit të NSA.

 

Rrjeti Swift përdoret nga bankat për transferimin e triliona dollarëve çdo ditë. Ish-spiuni i NSA, Edëard Snoëden shkroi në rrjetet sociale se të gjitha sistemet e shërbimeve financiare që veprojnë me Windoës janë të ndjeshme ndaj sulmit, ndërsa arsenali i hakerimit te NSA gjendet lehtësisht dhe mund te përdoret nga kushdo.

 

Në një deklaratë, kompania Microsoft ka deklaruar se po rishikon këtë raportim dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur konsumatorët. Swift u sulmua vitin e kaluar nga hakerat, të cilët vodhën 81 milionë dollarë nga Banka Qendrore e Bangladeshit. NSA nuk ka bërë ende asnjë koment për këtë çështje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *