Grupi i hakerave “Homeland Justice”, së fundmi ka deklaruar se ka kryer një sulm kibernetik ndaj Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë.
Mesazhi i tyre i publikuar në platformën Telegram akuzon sistemin e drejtësisë për korrupsion dhe kërkon veprime të menjëhershme ndaj proceseve që i konsiderojnë të padrejta.
Në mesazhin e publikuar, grupi Homeland Justice akuzon institucionet e drejtësisë për “përkrahje të terroristëve” dhe kërkon rishqyrtimin e proceseve ndaj të dyshuarve Gholam Shekari dhe Bijan Pooladrag.
Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht duke mohuar se sistemet e saj janë hakeruar.
“Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorise së Pergjithshme, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën”, thuhet në njoftim e Gjykatës së Lartë.





