Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi, e pozicionuar publikisht si kundërshtare e kryetarit Edi Rama dhe mbështetëse e Blushit, i ka bere kërkese komisionit te garancive statutore per shpalljen te pavlefshëm te Referendumit te thirrur nga kongresi, lidhur me çështjen e mandatit te kryetarit. Hafizi pretendon se vendimi i datës 19 mars, i firmosur nga sekretari i përgjithshëm Ruçi është i pavlefshëm ne pjesën e formulimit te pyetjes. Për këtë nuk ka patur vendimmarrje te delegateve te kongresit, por vetëm nje kërkese te një delegati dhe anëtari te vetëm te partisë, qe është kryetari i saj Edi Rama, – thotë Hafizi. Sipas deputetes socialiste, komisioni i garancive statutore duhet te marre nje vendim përpara datës 9 prill, te caktuar për Referendumin, pasi ne te kundërt kjo do te kishte pasoja edhe për vete kongresin, duke qene se kemi te bëjmë me një shkelje te hapur te statutit te partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *