Subscribe

Tre nga anëtarët e grupit kriminal Avdylaj që u godit një javë më parë do të linin Shqipërinë për t’i shpëtuar arrestimit. Fatmirësisht kjo lëvizje e tyre është zbuluar në kohë, duke bërë që policia të ndrynte për t’i prangosur ata para kohës së vendosur për goditjen e organizatës.

 

Detajet e arrestimit të 27 personave në të gjithë vendin, nga jugu në veri u bënë publike në 22 tetor. Por burime pranë grupit hetimor thanë për Vizion Plus se ndërhyrja për kapjen e tyre është bërë në kohën kur u forcuan dyshimet për dekonspirim operacioni.

 

Të njëjtat burime sqaruan se tre prej tyre, njëri prej të cilëve i cilësuar si koka e grupit kriminal, kishin prerë biletat për t’u larguar jashtë vendit. Pikërisht kjo gjë bëri që prokuroria e krimeve të rënda të kërkonte arrestimin e personave që prej dy vitesh mbaheshin nën vëzhgim dhe përgjime intensive.

 

Që prej datës 18 tetor, kur organi i akuzës i dorëzoi gjykatës kërkesën e caktimit të masës së arrestit me burg për 44 persona, forca të shumta policie u angazhuan në terren, për të ndaluar anëtarët e 4 grupeve kriminale.

 

Në operacionin e koduar Vol-Vo 4, policia arrestoi 27 persona dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim.

 

Gjatë verifikimit të masës së sigurisë, gjykata liroi nga qelia 10 persona, duke lënë në burg pa afat dy ish deputetët socialist Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Pjesë e kësaj dosje kriminale është edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Për këtë të fundit krimet e rënda kanë nisur hetimet, pasi për të ka përgjime me anëtarë të fisit Avdylaj, ku dyshohet se komunikohet për blerje votash në fushatën zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *