Teksa naftëtarët janë të bindur për të mos ndërprerë grevën e urisë, presidenti Ilir Meta kërkoi zbutjen e toneve nga të dyja palët. Në një komunikim me gazetarët, ai bëri thirrje si për qeverinë, ashtu edhe për naftëtarët që të ulen në dialog për të gjetur zgjidhjen e problemit.

 

“Dua të bëj një apel për qeverinë, por edhe për grevistet për të dialoguar sa më parë për një zgjidhje sa më të pranueshme dhe sa më të arsyeshme, pa u përshkallëzuar kjo sotuata me pasojë për shëndetin e grevistëve. Është shumë e rëndësishme të bëhet vcdo përpjekje në mirëbesim dhe të bëhet një trajtim i përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj situate përpara se të mund të kemi probleme dhe pasoja me shëndetin e tyre.”

 

Thirrja e kryeministri Edi Rama për grevistët ka qenë të dalin nga greva dhe të nisin menjëherë dialogun. Por naftëtarët thonë se nuk do ta ndërpresin grevën pa marrë garanci për pagat dhe rikthimin në punë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *