Subscribe

I gjithë ky masiv drusor me gështenja në fshatin Dukagjin të Matit, rrezikon të thahet.

 

Shkak është bërë ky insekt i vogël i shfaqur për herë të parë në këtë zonë, që njihet me emrin: grerëza kineze.

 

ABDULLA DIKU – INXHINIER PYJESH

“Eshtë një grenzë kineze ngjyrë e zezë më pak se gjysmë cm, e cila depoziton vezët në sythët e rinj duke i dëmtuar dhe dobësuar bimën. Dëmi më i madh është ulja e rendimentit 70-80%. Në rastin konkret jemi në hapësirat e Dukagjinit dhe kemi 300 hektarë dhe pakësimin e rendimentit me 80% do të thotë që ne humbim 240 ton gështenjë këtu që përkthehet në një vlerë 300-400 mijë euro. Një dëm shumë i madh ekonomik, për kaq pak banorë në një sezon të vetëm.”

 

Sipas ekspertëve, ky insekt i ardhur nga Kina është një nga më të rrezikshmit pasi arrin t’u rrezistojë të gjitha kimikateve që mund të përdoren në luftën ndaj tij.

 

“E vetmja mënyrë është lufta biologjike, është një insekt parazitues dhe që ushqehet me lavrat e dëmtuesit, por kjo përveçse një teknikë e re kërkon më së paku 5 vjet dhe më së shumti 10 vjet. Pra nëse e fillojmë luftën sot ta parandalojmë pas 10 vitesh.”

 

Përhapjen më të madhe kjo grerëz deri mw tani e ka kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *