Këshilltari i shkarkuar i sigurisë amerikane, John Bolton ka shkaktuar një tërmet të vërtetë politik në Uashington me botimin e librit të tij “Dhoma ku ndodhi”, i cili pritet të dalë në treg javën e ardhshme.

Në 577 faqe të cilat nuk u ndaluan as me urdhër gjykate nga administrata Trump, renditen sekrete jo fort të favorshme për presidentin. E ndërsa sulmet Trump-Bolton janë përshkallëzuar ndjeshëm, I dërguari special për dialogun Kosovë Serbi, Richard Grenell bën përgjegjës ish këshilltarin e sigurisë për idenë e shkëmbimit të territoreve.

RICHARD GRENELL

I DERGUARI SPECIAL PER DIALOGUN

“Kur vjen puna tek Kosova dhe Serbia, ne do ti kemi përfaqësuesit e dy vendeve  në shtëpinë e bardhë të shtunën e 27 qershorit për të folur mbi një lëvizje historike dhe një marrëveshje. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, qe nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton. E gjithë kjo zhurmë ka vazhduar sepse Bolton ka zhvilluar paralelisht politikën e tij.”

Departamenti amerikan i drejtësisë ka lëshuar një urdhër emergjence për ndalimin e librit për arsye të sigurisë kombëtare. Por ekspertët kushtetues thonë se lëvizja nuk mund të ketë sukses sepse mediat tashmë kanë publikuar pjesët më të rëndësishme nga libri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *