E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Goditet banda që grabiste në Shqipëri e Belgjikë

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë Belge njoftuan shkatërrimin e një bande grabitësish shqiptarë në Belgjikë. Operacioni i koduar “Picaso” çoi në pranga 8 shqiptarë, tre prej tyre të arrestuar në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. Sipas kreut të njësisë Anti Skifter në policinë e shtetit grupi i rrezikshëm veç Shqipërisë e kishte shtrirë aktivitetin e tij në Belgjikë, ku kryenin vjedhje me dhune.

 

Reklamë

Sipas prokurorit të krimeve të rënda Besnik Muci, per grupin ka dy procedime nje per pastrim parash ne Shqipëri dhe vjedhje me dhune ne Belgjike. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve te Renda ka dhe hetime per grupe te tjera te ketij lloji.

 

Nga te dhënat e hetuesve te arrestuarit koordinonin punën mes tyre. Pas çdo grabitjeje kryesisht te bizneseve qe tregtonin bizhuteri, sendet me vinin ne Shqipëri e me pas shiteshin ne tregun e zi. Nga ana tjeter hetuesit dyshojnë se grupi eshte i përfshire dhe ne ngjarje kriminale si grabitjet me pasoje vdekjen.

Më shumë video

Reklamë