Subscribe

Gledis Nano është drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi argumentoi se policia ka nevojë për energji të reja për të arritur objektivat e kërkuara.

 

Veliu largohet nga kjo detyrë me rezultate shumë të larta, duke e çuar në nivele si asnjëherë tjetër në këto 30 vite performancën e policisë së shtetit dhe kjo, falë profesionalizmit të Ardi Veliut dhe të gjithë treguesit e sektorit të Policisë flasin për një rritje dhe standard të krijuar për performancën e policisë së Shtetit. Nano, një oficer karriere, ka një sfidë për ta çuar përpara këtë performancë të shkëlqyer të Ardi Veliu.

 

Një ditë më parë Çuçi e krahasoi karrierën e Ardi Veliut me një kandil që po fikej, por sot Çuçi sqaroi se ishte thjesht një keqkuptim.

 

Ma keni keqkuptuar pjesën e kandilit, se janë situata që krijohen në dinamikë në Komisionet parlamentare. Të gjithë sektorët që nga numri i vrasjeve është përgjysmuar nga 2013, apo OFL, apo performanca apo besueshmëria që është ndaj Policisë së Shtetit.

 

Gledis Nano do të jetë në krye të policisë së shtetit pas dorëheqjes së Ardi Veliut, i cili drejtoi uniformat blu për 4 vite. Përmes një letre ku shprehej se do i përkushtohej familjes, Veliu u bë drejtori i radhës i policisë që nuk arriti që të çonte deri në fund mandatin 5-vjeçar.

Nano ka mbajtur postin e drejtorit të Antiterrorit. Ai ka qenë një prej zyrtarëve të Policisë më të përfshirë në riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur në Siri.

Me një përvojë prej 17 vitesh në Policinë e Shtetit, 40-vjeçari Gledis Nano pati një hov në karierën e tij prej kohës kur u emërua në krye të Antiterrorit, kjo për shkak të arritjeve në këtë sektor që mbanin firmën e tij.

Në gusht të këtij viti, ai mori edhe një vlerësim nga ambasada Amerikane, me të cilën ka pasur një bashkëpunim të gjerë gjatë ushtrimit të detyrës.

Vetë ambasada publikoi fotot e dekorimit shoqëruar me vlerësimin për Gledis Nanon, për merita të veçanta dhe ndihmën e dhënë për stafin e sigurisë së përfaqësisë diplomatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *