Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë Brikena Ukperaj, gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Vlorë, njëherësh kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Vendimi u mor pasi komisionerët e vetingut hetuan pasurinë e Ukperajt. Sipas verifikimeve, gjyqtarja nuk ka asnjë shkelje në lidhje me deklarimet e saj të pasurisë. Në adresë të saj, 12 qytetarë kishin ankesa mbi vendimet për çështje pronësie. Por trupa e vetingut nuk i mori në konsideratë, duke theksuar se ato janë çështje që zgjidhen në rrugë gjyqësore. Sipas raportit të vetingut, gjykatësja Brikena Ukperaj plotësonte edhe dy kriteret e tjera, figurë të pastër morale dhe aftësi profesionale.





