Një rast i rëndë është konstatuar nga banorë të Nartës, ku persona të paidentifikuar ende, kanë ushtruar aktivitetin e paligjshëm të gjuetisë së shpendëve në lagunë. Ajo është një zonë e mbrojtur sa i takon gjallesave e shpendëve të rrallë që ka.
Aty janë gjetur gjurmë të freskëta të gjuetisë, si fishekët e armës, saçmat, e kurthet që gjuetarët ngrenë për kapjen e zogjve.
Për rastin menjëherë janë lajmëruar autoritetet, të cilat kanë kontrolluar terrenin, duke larguar kurthet e ngritura e duke njoftuar edhe policinë.
Gjuetia në këtë territor është kategorikisht e ndaluar, dhe dëmi që shkakton në jetën e gjallë të zonës është i madh.
Laguna e Nartës, pikërisht për jetën e gjësë së gjallë, dhe pasurinë e shpendëve, mbetet një prej destinacioneve më të preferuara të qarkut Vlorë.





