Subscribe

Në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi takime me banorë të Bashkisë së Selenicës dhe me ata të njësisë administrative Shushicë të Vlorës.

 

Ministri Gjiknuri tha gjatë një takimi në Shushicë të Vlorës se Komisioni Evropian ka dhënë tanimë vlerësimin pozitiv për reformat e kryera nga qeveria në kuadër të plotësimit të detyrimeve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndërsa ka rekomanduar çeljen e negociatave.

 

“Ne jemi në një moment shumë deçiziv, shumë kyç. Shqipëria është shumë afër hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme. Jo vetëm Shqipëria hyn në një stabilitet politik, por e përkthyer në ato interesa që kanë vet njerëzit, do të thotë më shumë financime nga Bashkimi Evropian.”

 

 

Më tej Gjiknuri pohoi se opozita ka nisur një fushatë shpifjesh dhe denigrimi ndaj figurave kryesore të qeverisë, me synim sabotimin e procesit të integrimit dhe mosçeljen e negociatave.

 

“Duke e ditur këtë, Partia Demokratike është hedhur në një sulm frontal. Duke parë se nuk kanë asnjë shpresë për të bindur qytetarët shqiptarë në alternativën e tyre, kanë filluar një fushatë shpifjesh, sulmesh denigruese ndaj qeverisë. Shkojnë dhe ankohen tek të huajt. E filluan me ish Ministrin e Brendshëm, e vazhduan me Ministrin aktual të brendshëm, tani po dalin po më sulmojnë edhe mua. Pra, po të shikoni, ata njerëz  sulmojnë të gjithë ministrat dhe deputetët kryesorë të Partisë Socialiste, të gjithë njerëzit që kanë një peshë elektorale, që kanë kontribuar për fitoren e PS-së. Qëllimi i Partisë Demokratike është nxirja, goditja me lloj-lloj shpifjesh. Kjo është thjesht për të krijuar një tymnajë, për të shpifur tek të huajt, me të vetmin qëllim që të sabotohet procesi i integrimit”

 

Deklaratat Gjiknuri I bëri gjatë turit të llogaridhenies në Bashkiën e Selenicës në Qarkun e Vlorës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *