Socialistet kane tentuar sot te rikthejne opoziten ne tryezen e bisedimeve per reformen zgjedhore.

Bashkekryetari socialist i komisionit, Gjiknuri, i ka nisur nje e-mail dy negociatoreve, Bylykbashit e Vasilit, duke u propozuar qe keshilli politik te mblidhet neser ose te premten.

Gjiknuri ve ne dukje se te dy palet nuk duhet te humbasin kohe pasi reforma duhet mbyllur brenda 31 majit.

“Realizimi i reformes zgjedhore eshte nje kusht i rendesishem i integrimit europian, por mbi te gjitha nje premise shume e rendesishme per te gjitha palet politike, me qellim realizimin e zgjedhjeve  te lira dhe demokratike ne vend”, shkruan Gjiknuri.

Te henen opozita bojkotoi mbledhjen e keshillit politik si reagim pas prishjes se teatrit, dhe ende nuk dihet nese ajo do te kthehet apo jo kete jave ne tryezen e negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *