Subscribe

Ministria e Zhvillimit Urban do të çojë shumë shpejt në kuvend ligjin e ri për strehimin social. Dëgjesën e fundit publike ajo e bëri me dy bashkitë më të mëdha në vend : Tiranën dhe Durrësin. Ligji i ri do të bëjë dhe njëherë regjistrimin e personave që janë të pastrehë dhe do të shtrijë tagrin e dhënies së banesave sociale. Fillimisht do të strehohen kategoritë emergjente që janë pa shtëpi, në banesa të përkohshme e më pas do të përfitojnë edhe familjet që janë me ndihmë ekonomike.
Strehimi është një e drejtë natyrore e njeriut. çdokush ka të drejtë të jetojë dhe të ketë një banesë, të ketë ushqim, veshje dhe shërbim mjekësor. Për një vend si Shqipëria nuk është korrekte të mos zgjidhet kjo çështje.
Ligji i ri kërkon angazhimin e pushtetit vendor në ndërtimin e banesave sociale dhe zgjerimin e mundësive për të strehuar familjet në nevojë. një model i ri është pagesa e qirasë në banesa që ndërtohen nga privati, megjithatë i gjithë ky proces nuk mund të realizohet mbi fjalën më të lakmuar nga të gjithë: Fondet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *