Të paktën një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë shpallur të humbur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në ambientet e centralit me lende kimike basf, në degën e qytetin Ludvigshafen të Gjermanisë. Nga shpërthimi raportohen dhe dhjetëra persona të lënduar, ndërsa grupet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për të gjetur punonjësit e tjerë. Sipas autoriteteve gjermane, shpërthimi ka ndodhur në një nga tubacionet me gaz të kompanisë. Flakët kanë qenë të mëdha, ndërsa tymi ka mbuluar rrethinat. Zyrtar lokalë i kanë bërë thirrje banorëve të mbyllin dritaret dhe të evitojnë daljet jashtë. Fillimisht mediat dhanë alarmin për një shpërthim që mund të ketë ardhur si pasojë e një sulmi terrorist, por më pas policia përjashtoi mundësinë, duke konfirmuar se zjarri i madh erdhi si rezultat i një defekti teknik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *