E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjendet një granatë dore në Portin e Durrësit

Një granate dore eshte gjetur mëngjesin e sotëm nga një roje e një kompanie ndërtimi në afërsi të murit rrethues të portit të Durrësit.

Ajo  duket se i përket armatimeve të vitit 1997. Sipas policisë, granata është difensive dhe pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare nga trazirat e vitit 1997.

Ajo është pa armëzim (në gjendje të vjetër) dhe nuk përbën rrezik për shpërthim.

Xhenierët do të merren me asgjësimin e saj. Prezenca e saj është vënë re mëngjesin e sotëm nga një qytetar durrsak pranë murit rrethues të portit të Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë