Një 76-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur këtë të hënë në Konispol.

 

Ngjarja ka ndodhur në në vendin e quajtur “Qafa e Hanit” në Konispol, ku sipas të dhënave paraprake një furgon mallrash ka dalë nga rruga duke i marrë jetën pasagjerit Hysen Mullai, 76 vjeç.

 

I moshuari ishte duke udhëtuar me të birin, Fadil Mullai, 45 vjeç i cili ishte drejtues i furgonit. Gjithashtu informacionet bëjnë me dije se ata po ktheheshin nga puna, ku mblidhnin mandarina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *