Subscribe

Sot po mbahet samiti i Bashkimit Evropian ku po prezantohen konkluzionet për zgjerimin dhe për konferencën  e parë ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Takimi i 27 ministrave të çështjeve europiane ka vendosur  temë të parë zgjerimin e bllokut me vendet e ballakinit perendimor pasi ky është shansi i fundit për të plotësuar premtimin për hapjen e negociatave.

 

Ministri francez për çështjet europiane, para mbledhjes deklaroi se blloku ka përgjegjësi për t’i dhënë  perspektivë të qartë Tiranës edhe Shkupit per procesin e anëtarësimit.

 

 

CLÉMENT BEAUNE

MINISTER I FRANCËS PËR EVROPËN

 

“Ne duhet të zhbllokojmë situatën e krijuar për të mundësuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me shqipërinë edhe maqedoninë e veriut. Ne duhet të zhbllokojmë situatën dhe ne jemi gati për ta bërë këtë tani në të kundërtën do e bëjmë gjatë presidencës sonë të Këshillit të BE.Në do të organizojmë një konferencë mbi Ballkanin Perëndimor në qershor, pasi stabiliteti i rajonit është premisë kyçe në planin e migracionit, të sigurisë dhe trafiqeve të ndryshme.”

 

 

Në draft-konkluzionet e diskutuara nga ministrat, ndër të tjera thuhet se bisedimet e anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën pritet të hapen “sa më shpejt” .

 

Por ndërsa zyrtarët europianë do të përpiqen të aprovojnë kornizën negiciatore, shanset që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të marrin dritën jeshile janë të pakta. Kjo pasi Qeveria e re në Bullgari nuk ka ndryshuar  qëndrim për veton ndaj Shkupit.

 

Takimi i kësaj të marte i paraprin mbledhjes së këshillit evropian, i cili do të zhvillohet më 16 dhjetor, ku do të marrin pjesë krerët e shteteve anëtare të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *