Surpriza të mëdha në disa nga ndeshjet eliminatore të kupës së botes “Katar 2022”.

Franca nuk e ka marrë ende veten nga goditja e fortë që pësoi në Europian, ku u eleminuan nga Zvicra. Gjelat nuk shkuan në shumë se barazimi shtëpiak 1 me 1 kundër Bosnje Hercegovinës.

Ndonëse një skuadër me shumë yje dhe me alternative pa fund, të besuarit e trajnerit Deshamp nuk ia dolën dot përballë Xhekos dhe Pjanic me shokë. Sulmuesi i Interit madje shënoi i pari në Paris. Katër minuta më vonë ai që barazoi ishte Griezmann.

Në pjesën e dytë një karton i kuq i Kunde, komplikoi ndeshjen për kampionet e botes në fuqi, të cilët gjithsesi kryesojnë grupin pas 4 ndeshjesh me 8 pikë, duke përfituar edhe nga gabimi i Ukrainës që mbetet 4 pikë larg, pas barazimit 2 me 2 në transfertë kundër Kazakistanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *