Personi që shihni në foto është 61-vjeçari Piro Prroni nga fshati Abat i njësisë administrative Shalës në zonën e Dukagjinit në Shkodër.
61-vjeçari dyshohet se është qëlluar me armë zjarrri nga Ndoc Maçaj, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij.
Lexo edhe :
Related Posts

Piro Prroni 61-vjeç, viktima
Ndërkohë drejt zonës janë nisur forcat e FNSH, si dhe forca të shumta policie. Ndërsa janë ngritur postoblloqe në rrugen që lidh Shkodrën me Dukagjinin. Largësia me Shkodrën dhe rruga e vështirë bën që mbërritja në zonë të jetë pas disa orësh, që favorizon fshehjen e autorit
Njoftim:
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.








