Janë zbardhur detaje nga krimi i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të njësisë administrative Shalë në Shkodër, ku u vra me armë zjarri 61-vjeçari Piro Prroni.
Burime për gazetarin e Vizion Plus, Bepin Kolvata bëjnë me dijse se autori i dyshuar i ngjarjes Ndoc Maçaj dhe viktima (Piro Prroni) janë kushërinj me njëri-tjetrin.
Lexo edhe :
Related Posts
Bëhet me dije se shkak i krimit të jetë bërë një konflikt për pronën, pasi ditët e findit në zonë kishte nisur matja dhe pajisja me certifikata.
Të dy palët kanë patur pretendime mbi pronësinë, çka ka sjellë dhe përplasjen mes tyre dhe më aps përdorimin e armës. Pas ngjarjes autori i dyshuar është largaur nga vendngjarja.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhen foca të shumta policie si dhe ato të FNSH-së, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar. Janë ngritur postoblloqe në rrugën që lidh Shkodrën me Dukagjinin.
Njoftim
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.









