E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Politikë

Berisha thirrje Veliajt: Nëse do të kontribuosh, thuaju shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që të tregojë gjithçka di për kryeministrin Edi Rama, nëse dëshiron të kontribuojë në largimin e qeverisë.

Berisha gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët tha se Shqipëria ndodhet në një moment kritik dhe se, sipas tij, largimi i qeverisë Rama është një domosdoshmëri për të shmangur atë që e cilësoi si rrezik ekzistencial për vendin.

Ai argumentoi se kriza demografike dhe emigracioni masiv kërkojnë bashkimin e të gjithë faktorëve politikë që kundërshtojnë qeverinë, pa humbur identitetin e tyre politik.

I pyetur nëse thirrjet për bashkëpunim me Veliajn mund të krijojnë pakënaqësi në radhët e demokratëve, Berisha u shpreh se kushdo që dëshiron të kontribuojë në largimin e qeverisë është i mirëpritur.

Reklamë

Sa i përket Veliajt, kreu i PD-së theksoi se ai duhet t’u tregojë shqiptarëve gjithçka di për Ramën. Berisha shtoi se, sipas tij, krimet e kryeministrit janë të pakrahasueshme me ato të kujtdo tjetër.

Berisha: Po, Erion Veliaj, nëse do të kontribuojë, le t’u thotë shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën, sepse, sado që të ketë bërë vetë, krimet e Edi Ramës janë të pakrahasueshme me të asnjë tjetri dhe unë nuk mund të them se Erion Veliaj sot në qeli është rrezik ekzistencial për Shqipërinë.

Ne kemi protestuar dhe kemi bërë gjithçka që ai të shkojë para drejtësisë.

Ky është qëndrimi im ndaj cilido që do të kontribuojë për të larguar nga pushteti dyshen më famëkeqe Rama-Balluku apo Balluku-Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.