Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër këtë të premte.

 

Arsen Stojku, 29 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe Myslym Rama, 23 vjeç, po nga I njëjti fshat u arrestuan nga policia ndërsa akuzohen për veprat penale: “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

Ndërkohë autori i dyshuar I vrasjes është Ibrahim Lici, 26 vjeç, djali I Mustafa Licit, ky I fundit anëtar I Këshillit Bashkiak në Shkodër.

 

Vizion Plus ka mundur të sigurojë ekskluzivisht foton e Ibrahim Licit I cili është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

 

Më 30 mars 2019 vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan në pragun e portës së tyre.

 

Astriti është babai i Asmer Bilalit, boksierit të arrestuar si pjesë e grupi “Bajri”.

 

Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen dhe luftën mes bandave në Shkodër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *