Subscribe

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kryer një studim në disa shtete, përfshirë edhe Shqipërinë lidhur me kostot që shkakton tek biznesi administrimi i taksave.  Duke ju referuar këtij studimi, evidentohet se sa më të thjeshta të jenë procedurat, aq më shumë xhiro dhe fitim ka për bizneset.

 

Ndërsa sa më të komplikuara procedurat tatimore, aq më shumë shpenzime ka, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat kanë pak njohuri në politikat tatimore.

 

Nisur edhe nga nisma e fundit e qeverisë për të vendosur TVSH në biznesin e vogël, studimi i FMN evidenton se politika tatimore që kanë në plan të mbledhin më shumë para në buxhet, bëhen barrë për bizneset e reja, dhe ato të voglat, si dhe ulin produktivitetin e tyre.

 

Mungesa e njohurive në legjislacioni tatimor për biznesin e vogël sidomos, për të ndjekur procedurat e TVSH e bën këtë proces një barrë më vete, ndërkohë që një fakt i tillë nuk evidentohet si problem tek biznesi i madh, i cili është më i specializuar.

 

Studimi vijon më tej, teksa evidenton se kostoja e zbatimit të ligjeve fiskale, sidomos procedurat e TVSH, bën që këto biznese të limitojnë investimet në prodhim, por paralelisht nxit edhe evazionin, pasi kthehet në një barrë për t’ju përgjigjur ligjeve.

 

Në realitetin shqiptar ekspert të fushës këmbëngulin se vendosja e TVSH tek biznesi i vogël do të sjellë një kaos tek këta të fundit të cilët, ende nuk përdorin kompjuterin dhe po ashtu nuk merren me plotësimin e deklaratave për këtë tatim.

 

Disa specialistë janë të mendimit se kjo masë do të sjellë rritje të evazionit, ndërsa disa të tjerë mendojnë se kjo do të sjelle barazi në tatimin e bizneseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *