Subscribe

Besimtarët ortodoks kryen këtë të shtunë të 6 janarit ritualin e ditës së ujit të bekuar.

Në Berat, ceremonia e kësaj dite të shenjtë, filloi herët në mëngjes në Katedralen e Shën Dhimitrit, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare. At Anastas Mamaj, i’u drejtua lumit Osum,për të hedhur ne uje kryqin simbol të kësaj feste.

11 të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit,u hodhën në ujin e ftohtë të lumit. Kryqi u kap nga 15-vjeçari Kostandin Boçi,

Edhe në Korçë qindra besimtarë ortodoksë u bëne pjesë e hedhjes së kryqit në shatërvanin e lulishtes “Vangjush Mio”. Mitropoliti i Korçës Joan Pelushi u kërkoi besimtarëve të kujtojë përherë veprën e madhe të Jezus Krishtit, ndërsa kryqin e kapi 24-vjeçari Ronaldo Kovaçi.

Dita e ujit te bekuar u shënua po ashtu në Elbasan. Ceremonia u mbajt në një nga pishinat në periferi të qytetit.  Edhe pse temperaturat kanë qene të ulëta të rinjtë  u futen në ujë, teksa kryqin arriti ta kapte 13 vjeçari Vangjel Bilbili./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *