Subscribe

Pastori Ylli Doçi dhe bashkëshortja e tij Niki, të ftuar në “Vizioni i Pasdites”, me moderatoren Brikena Prifti kanë ndarë disa nga traditat e veçanta të Krishtlindjes.

Gjithashtu ata treguan për publikun edhe detaje nga lidhja e tyre e dashurisë. Njëri shqiptar e tjetra amerikane, kanë arritur që të krijojnë një familje të bukur dhe të ndërthurin traditën shqiptare e amerikane për festën e Krishtlindjes.

Pjesë nga biseda në studio

Ylli Doçi: Unë kam lindur në një familje myslimane. Shumë nga traditat që festojmë i marrim nga familja e Nikit.

Niki Doçi: Ne qëkur u martuam thamë që s’do kemi as tradita shqiptare, as amerikane. Por do t’i krijojmë vetë. Do t’i marrim nga të dy. Përgatitjet fillojnë 4 të diela para Krishtlindjes. Kemi një rrethore me 4 qirinj dhe një të bardhë në mes. Çdo të diel ndezim nga një qiri, i cili ka një kuptim ndryshe. Njëri do të thotë shpresë, tjetri paqe, gëzim, dashuri dhe ajo në mes është për Krishtlindjen. Kur erdha unë shqiptarët nuk e festonin Krishtlindjen, në vitin 1992. Ne në Amerikë fillojmë që në nëtor, por këtu nuk ndihej.

Ylli Doçi: Kur u bëra i krishterë e kuptova theksin që ka Krishtlindja. Dhuratat janë një simbol shumë i rëndësishëm i Krishtlindjes. Dhuratat i hapim më 24 në mbrëmje.

Si ka lindur historia e dashurisë mes Nikit dhe Yllit, një shqiptari dhe një amerikaneje?

Niki Doçi: Unë erdha në ’92 për një projekt 6-javësh me Kishën dhe u takuam atë verë. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, por e pëlqenim njëri-tjetrin. Kishim shumë shoqëri bashkë.

Ylli Doçi: Meqë ishte më e gjatë se unë nuk e kisha idenë që do ishte gruaja ime. Niki erdhi sërish dhe qëndroi një vit në Shqipëri. Kur shokët na shikonin mendonin se ne ishim të dashuruar, por në fakt nuk ishim.

Niki Doçi: Për 4 vite ishim shumë shokë bashkë.

Ylli Doçi: Niki ka pasur më parë ndjenja, por nuk thoshte gjë. Niki më njihte shumë mirë.  Ajo më kritikonte në një mënyrë që mua më ndihmonte. Ishte grua e mirë, unë e dija çfarë familje dhe vlerash kishte. Këto ishin gjëra shumë të çmuara. Ajo që ishte e veçantë që më bëri të mendoj për herë të parë, ishte kur unë kisha Biblën e kësaj në anglisht. Thashë “Niki është amerikane, nuk do rrijë këtu përgjithmonë, do largohet një ditë”. Më dhembi zemra, u befasova se sa do më mungonte.

Niki Doçi: Në Amerikë shkojmë një herë në vit, por mendjen e kemi që këtu jemi. Në çdo moment Zoti mund të thotë shkoni në Amerikë, por për momentin jemi këtu./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *