Katër edukatore, dy të moshës 42 vjece dhe dy të tjera nga 28 dhe 29 vjec u prangosën me akuzën e keqtrajtimit të fëmijeve të vegjel me aftësi të kufizuara. Ngjarja ndodhi në një institucion që merrej me mirëmbajtjen e fëmijeve në zonën Triggiano në Bari.

 

Forcat e policisë identifikuan më shumë se 100 raste kur këto edukatore kishin keqtrajtuar fëmije autik në këtë institucion. Fëmijet të moshës nga 7-15 vjec që vuan nga këto probleme e kishin praktikisht të pamundur ti komunikonin të afërmëve të tyre dhunën që pësonin vazhdimisht nga edukatoretg e tyre.

 

Hetimet nisën në mesin e muajit tetor te 2018 kur dhuna ishte referuar nga një psikolog që inspektonte nga afër institucion edukues.

 

Mendohet se kjo sjellje vijonte që nga viti 2016 ndërsa format e dhunës kanë qënë nga më të rëndat.

 

Edukatoret kishin arritur deri atje sa dukeshin nga kamerat e sigurisë që I lidhnin fëmijet nëpër këmbët e krevateve apo të tavolinave.

 

E nëse ata qanin, I futeshin në goje fazoleta derisa sa ti merrej edhe fryma. Hetuesit vunë kamera sigurie në nentor-dhjetor 2018 dhe zbuluan fakte tronditëse, deri aty sa fëmijet përplaseshin me kokë pas dyshimesë ose murit të dhomës.

Të dhënat kanë shokuar edhe vetë forcat e rendit. Ky është vetëm rasti I radhës I dhunës ne institucionet arsimore ne Itali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *