Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga...

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon...

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, Rubio konfirmon...

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që...

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin...

FBI: Kina po vjedh teknologjinë amerikane të Inteligjencës Artificiale

29 Korrik 09:41

Kina po vjedh teknologjinë e Inteligjencës Artificiale të zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara për të ushqyer aspiratat e veta dhe për të kryer operacione të shtrirjes së ndikimit të saj, thanë të premten zyrtarë të lartë të FBI-së.

 

Zyrtarët thanë se Kina dhe kundërshtarët e tjerë të Shteteve të Bashkuara po vendosin në shënjestër bizneset amerikane, universitetet dhe qendrat kërkimore qeveritare për të marrë në dorë studimet dhe produktet më të fundit të Inteligjencës Artificiale.

 

“Shtetet kundërshtare, veçanërisht Kina, përbëjnë një kërcënim të madh për kompanitë amerikane dhe sigurinë kombëtare, duke vjedhur teknologjinë dhe të dhënat tona të Inteligjencës Artificiale për të avancuar programet e tyre të kësaj teknologjie dhe për të mundësuar fushata të ndikimit të huaj”, tha një zyrtar i lartë i FBI-së gjatë një bisede informuese me gazetarët.

 

Kina ka një plan kombëtar për të kapërcyer Shtetet e Bashkuara si fuqia më e madhe e inteligjencës artificiale në botë deri në vitin 2030, por zyrtarët amerikanë thonë se pjesa më e madhe e përparimit të saj bazohet në teknologjinë e vjedhur amerikane.

 

“Ajo që ne po shohim janë përpjekje nëpër vektorë të shumtë, nëpër industri të shumta, nëpër rrugë të shumta për të kërkuar dhe përvetësuar teknologjinë amerikane … për të qenë në gjendje të rikrijojnë, zhvillojnë dhe avancojnë programet e tyre të Inteligjencës Artificiale”, tha zyrtari i lartë i FBI.

Konferenca e shypit kishte për qëllim të jepte pikëpamjen e FBI-së për peizazhin e kërcënimit, jo për të reaguar ndaj ndonjë ngjarjeje specifike të fundit, thanë zyrtarët.

 

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray dha alarmin për synimet e Kinës lidhur me Inteligjencën Artificiale në një takim të sigurisë kibernetike në Atlanta të mërkurën. Ai paralajmëroi se pas “viteve të tëra duke vjedhur si teknologjinë tonë ashtu edhe rezervat masive të të dhënave”, Kina është e pozicionuar mirë “për të përdorur fuqinë e saj të gjerë kibernetike, me Inteligjencën Artificiale, në përpjekje edhe më të fuqishme hakerimi”.

 

Kina i ka mohuar akuzat.

 

Zyrtari i lartë i FBI-së në konferencën me gazetarët tha se ndonëse FBI-ja mbetet e përqëndruar në blerjet e huaja të teknologjisë dhe talentit të Inteligjencës Artificiale të Shteteve të Bashkuara, ajo ka shqetësime për kërcënimet e ardhshme nga kundërshtarët e huaj që e shfrytëzojnë këtë lloj teknologjie.

 

FBI-ja ka paralajmëruar se ekstremistët e dhunshëm dhe terroristët po eksperimentojnë me përdorimin e mjeteve të ndryshme të Inteligjencës Artificiale për të prodhuar eksplozivë./VOA

Posted Under:
Bota Inovacion Kryesoret Shkencë
Tagged:
FBI Inteligjenca Artificiale Kina SHBA

Nga e njëjta kategori

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në Zvërnec: Nuk ekziston ‘ishulli i familjes Trump’!

më shumë...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë të luftës

më shumë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

më shumë...

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga fillimi i bllokadës detare të porteve iraniane

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

9:33

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

9:28

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin...

9:02

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve:...

8:57

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke...

8:47

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin...

8:03

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare...

8:00

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet...

7:43

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi,...

7:39

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të...

7:30

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet...

7:01

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja...

6:59

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga...

6:53

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

6:45

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe...

6:30

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen...

6:21

Tragjedia në Shëngjin, reagon policia: Mbyten dy...

6:20

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi...
  • Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve...
  • Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.