Policia e Elbasanit arrestoi një pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për  veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Ndalimi  i pedagogut Denis Himçi u bë pas pamjeve të publikuara në media ku 36 vjecari i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

Ne foto: Denis Himci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *