Dorjo Duka, 30 vjeç, humbi jetën në një aksident tragjik disa ditë më parë në Itali.

Makina me të cilën udhëtonte i riu shqiptar, u përplas kokë më kokë me një Mercedes, i cili ndodhej në korsinë e kundërt.

Siç bëjnë me dije mediet italiane, 45-vjeçari që drejtonte Mercedesin ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës.

Si pasojë e përplasjes Dorjo Duka humbi jetën ndërsa kushëriri i tij 25-vjeçar mbeti i plagosur rëndë.

Fatmirësisht, 25-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut, por vijon të qëndrojë i shtruar në terapi intensive në Pordenone.

Kujtojmë që Dorjo ishte martuar 9 ditë para se të ndodhte aksidenti tragjik.

Ditën e djeshme, 24 janar, trupi i Dukës u nis drejt Shqipërisë, dhe nesër, më 26 janar do t’i jepet lamtumira e fundit në Tiranë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *