Subscribe

Presidenti Ilir Meta shprehet se qeveria ka marrë disa masa për riatdhesimin e shqiptarëve, por duhet të ndërmerren akoma edhe më shumë në mënyrë për të plotësuar kushtet e karantinimit të tyre.

Gjatë një konference për mediat, kreu i shtetit ka folur edhe për përhapjen e koronavirusit në një fasoneri në Krujë dhe situatën alarmante të krijuar në Kurbin. Ai u shpreh se duhet të respektohen distancat sociale dhe kontrolle nga ISHP për çdo lloj aktiviteti. Sipas tij, çdo lloj nënvlerësimi do të jetë një kosto e madhe për ekonominë dhe qytetarët.

“Qeveria ka marrë disa masa por duhet të marrë edhe më shumë për të plotësuar kushtet e karantinimit të tyre, kjo në varësi edhe të rrethanave gjeografike dhe fizike. Në këtë drejtim do të bëhet edhe më shumë. Kushtet që unë i kam verifikuar vetë në kavalishencë janë optimale, kush do të trajtohet atje do merret ministira e Shëndetësisë. Sa i përket lajmeve të Krujës dhe Krubinit, që janë shqetësuese, duhet të respektohen distancat sociale dhe kontrolle nga ISHP, për çdo lloj aktiviteti. Çdo lloj nënvlerësimi do të jetë një kosto e madhe për ekonominë dhe qytetarët. Duhet përqëndrim më i madh për të parandaluar shpërthimin e vatrave të reja”, tha Meta.

Ai shtoi se nëse nuk garantohet standardet për mbrojtjen e shëndetit, fasoneritë duhet të mbyllen dhe punonjësit duhet të mbështeten nga qeveria.


Po ashtu, Presidenti është pyetur edhe se si po e menxhon qeveria situatën e pandemisë dhe nëse po e përdor për të mbledhur më shumë pushtet: “Shqetësimi im është shëndeti i çdo qytetari dhe shëndeti i ekonomisë kombëtare, nuk është koha për të përdorur apo keqpërdorur për qëllime pushteti një krize të tillë, pasi do të ishte tepër e papërgjegjshme dhe me kosto të madhe për këdo që do e përdorte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *