Subscribe

Hapët në Tiranë Zyra Ndërlidhëse e EUROPOL-it. Një oficer do të punojë në një zyrë të posaçme në Policinë e Shtetit, për të intensifikuar bashkëpunimin. Në ceremoninë për hapjen e zyrës mori pjesë Ministri i Brendshëm Lleshaj, Drejtorja Ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine De Bolle, Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe oficerë ndërlidhës të vendeve partnere.

Ministri i Brendshëm tha se hapja e Zyrës Ndërlidhëse të EUROPOL-it në Tiranë, e para në rajon, është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për të parandaluar dhe trajtuar krimin e organizuar dhe kërcënimet që rrjedhin nga ky fenomen.

 

 

Hapja e zyrës së EUROPOL në Tiranë është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe pozitive në kronikën e gjatë të hapave të suksesshëm të integrimit europian të Shqipërisë. Falë bashkëpunimit tonë të forcuar rajonal dhe procesit të integrimit europian, ne po komunikojmë, vizitojmë dhe shkëmbejmë më shumë me njëri-tjetrin. Vetëm në 10 vitet e fundit, numri i njerëzve që kalojnë kufijtë e Republikës së Shqipërisë është rritur gati 160 . Përpjekja jonë për integrim në Bashkimin Europian po konkretizohet përditë e më shumë në element konkretë dhe praktikë. Fillimi i operacionit të FRONTEX në kufijtë e Shqipërisë, përbën një hap të rëndësishëm, i cili ndodh për herë të parë në një vend jashtë BE. Edhe hapja e Zyrës së EUROPOL në Tiranë, është e para në rajon dhe siç tha dhe Drejtorja Ekzekutive e dyta në botë pas Uashingtonit, gjë që na bën të ndihemi mirë. Hapja e Zyrës Ndërlidhëse të EUROPOL-it në Tiranë, është dëshmi e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar dhe kërcënimet e tjera që rrjedhin prej tij.  Jam i bindur se hapja e Zyrës së EUROPOL-it në Tiranë do të intensifikojë më tej bashkëpunimin midis shteteve anëtare të BE-së dhe Shqipërisë si dhe do të kontribuojë për forcimi e besimit reciprok mes përfaqësuesve të agjencive tona ligj zbatuese.

 

Pjesëmarrja e Policisë së Shtetit në pikat fokale të EUROPOL-it, është prioritet kryesor i Zyrës Kombëtare të EUROPOL-it në Tiranë, pasi kjo ka një rëndësi të veçantë  në përmbushjen e detyrimeve  strategjike të Policisë së Shtetit, të cilat rrjedhin nga Prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Drejtori Veliu nënvizoi se asistenca e EUROPOL-it në përmirësimin e analizës së informacionit kriminal në përgjithësi, si edhe përfshirja e Policisë së Shtetit në hetimet dhe operacionet e përbashkëta, është një objektiv po ndiqet me vendosmëri e këmbëngulje, në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit ndërkombëtar, trafikut të lëndëve narkotike dhe migracionit të paligjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *