E premte, 30 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Euro zbret poshtë 113 lekë; shkak prania e madhe e monedhës europiane në treg

Një tjetër rekord të ri ka kapur monedha europiane në tregun e këmbimit valutor. këtë të mërkurë një euro ka arritur të këmbehet nën 113 lekë.

 

Reklamë

Sipas kursit të bankës së shqipërisë, euro u këmbye me 112.8 lekë.

 

Reklamë

Kjo rënie e monedhës europiane lidhet me atmosferën festive, ku prania e saj në treg është edhe më e lartë.

 

Zhvlerësimi i euros kundrejt lekut është një efekt sezonal, por këtë vit ky efekt e gjen në një pozitë të dobët, për disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

 

Sipas parashikimeve, kursi euro-lekë pritet t’i rikthehet trendit forcues të euros nga janari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë