Mberriti mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, arkëmorti me eshtrat e Qazim Mulletit.
Për të pritur arkëmortin kishin dalë familjare të tij, së bashku me ish-Prefektin e e Tiranës pak vite me parë Said Vorpsi, kreun e shoqates “Tirana” Arben Tafaj, si dhe juristin e njohur Shkelqim Hajdari, koordinator i procesit të kthimit të eshtrave në Tiranë.
“Ish Prefekti i Tiranës, familja e të cilit pësoi një persekutim të egër nga regjimi komunist dhe mbi të cilin u hodh aq baltë nga histografia komuniste, dhe që 10 vjet pas vitit 1965 kur vdiq në Itali, eshtrat i tij dergjeshin në një magazinë në një qytezë në periferi të Romës, më në fund do prehet në Tiranën e tij të dashur!”, shkruante një ditë më parë në rrjetet sociale Shoqata ‘Tirona Intellectum’, promotore për kthimin në atdhe të eshtrave të ish-Prefektit të Tiranës.
Në 28 gusht është parashikuar të kryhen ceremonite e rastit, qoftë ritet fetare , por edhe varrosja e eshtrave të tij në Shish-Tufine.
Qazim Mulleti sherbeu si kryetar i bashkise Tirane nga 1939-1940 si dhe si Prefekt i Tiranës nga 1942 deri në 1944.
Ai vdiq në Romë në vitin 1956 ne moshen 63-vjecare dhe u varros po aty.
Kush ishte Qazim Mulleti
Sa I takon jetës dhe vepres së tijm, Qazim Mulleti i lindur në Tiranë në 1897 dhe u diplomua në Universitetin e Gallatasarajt në Turqi dhe në Akademinë diplomatiko-ushtarake të Vjenës.
Ai njihte dhe flistë disa gjuhe të huaja si turqisht, greqisht, gjermanisht, arabisht, serbisht, italisht, latinisht dhe frëngjisht.
Qazim Mulleti ka qënë aktiv në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe në Vlorë, më tej si një prej katër adjutantëve të Princ Vidi, pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjes, komandant i forcave vullnetare për mbrojtjen e kufijve nga serbët si dhe mbështetës i qeverisë së parë në Tiranë, por edhe si opozitar ne krah te Fan Nolit.
Pas deshtimit te revolucionit të qershorit 1924, ai u largua jashtë vendit. Në Vjenë të Austrisë u martua me Hajrie Kusin, mrtese nga e cila pati një djal, Reshitin.
Në 1939, fill pas pushtimit të Shqiperise ai u kthye në Shqiperi, ku mbajti detyrën e kryebashkiakut dhe Prefektit të Tiranës.
Ndërsa pas përfundimit të luftës u detya të largohej sërish jashtë vendit duke lënë në Shqiperi gruan dhe djalin të cilët më pas u persektuan nga regjimi komunist.
Qazim Mulleti vdiq në Romë duke mos parë kurrë më familjen e tij.