E premte, 30 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdogani sulmon Izraelin: Rajoni po paguan çmimin e kësaj politike agresive

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka lëshuar akuza të reja ndaj Izraelit gjatë vizitës së tij në Kirgistan, ku ndodhet për Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Duke folur në samit, Erdogan deklaroi se Turqia po merr përgjegjësi për zgjidhjen e konflikteve në rajon përmes dialogut dhe diplomacisë, me synim vendosjen e paqes, qetësisë dhe stabilitetit.

Reklamë

Ai foli gjithashtu për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, duke thënë se aleanca e re do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global.

Në vijim, Erdogan kritikoi ashpër Izraelin për operacionet ushtarake në rajon, duke iu referuar situatës në Gaza dhe Liban.

“Nuk duhet të harrojmë Gazën dhe Libanin, ku 74 mijë njerëz humbën jetën për shkak të sulmeve izraelite. I gjithë rajoni ynë po paguan çmimin e kësaj politike agresive”, deklaroi presidenti turk.

Vazhdo të lexosh

Reklamë