Ish-ministri i parë i Skocisë ëhstë ndarë nga jeta ditën e sotme. Alex Salmond ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.
Ai ka qenë udhëheqësi i Partisë Nacionaliste Skoceze midis 1990 dhe 2000 dhe më pas përsëri midis 2004 dhe 2014, ishte një figurë e shquar në lëvizjen nacionaliste të vendit.
Herën e dytë ai përdori mandatin e tij si ministër i parë për të mbajtur një referendum mbi pavarësinë e Skocisë në 2014.
Fushata “Po Skocia” u mund dhe për pasojë ai dha dorëheqjen në të njëjtin vit.