Identifikohet viktima e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Korçë. Bëhet fjalë për shtetasin Bajram Zyberi, 64 vjeç, banues në qytetin e Korçës.

 

Burime zyrtare thanë për “Vizion Plus” se mjeti i policisë që përplasi për vdekje 640vjeçarin i përkiste komisariatit dhe po vinte me shërbim në Korçë. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit, me pasojë vdekjen e një personi.

 

Policia nuk ka bërë me dije se në çfarë rrethanash 64-vjeçari është ndodhur në atë orë në vendin e ngjarjes, pasi ora policore kishte më shumë se 50 minuta që kishte kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *