Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot me 5 vota pro Altin Dumanin si kreun e ri të SPAK, duke pasur në këtë detyrë për tre vitet e ardhshme Arben Krajën.

 

Për Dumanin, votën pro e hodhën 5 anëtarët: Bujar Sheshi, Zeqir Hoda, Ledina Riza, Eloida Goxhi dhe  Arta Mandro. Dumani që mori mbështetjen e shumicës, kishte përkrahje të madhe edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

 

Ndërkohë që qeveria dhe kryeministri Edi Rama mbështesnin kandidaturën e Edvin Kondilit.

 

Ky i fundit, arriti të fitonte besimin e vetëm 4 anëtarëve, që janë: Alfred Balla, Tartar Bazaj, Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani.

 

Ndërsa Adnan Xholi u votua vetëm nga Sokol Stojani.

 

Ndërsa anëtarja Esmeralda Cami Keshi nuk ishte e pranishme në seancën e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *