Ne tre dekadat e fundit Ballkani u shndërrua në një zone ku armët e lehta e të vogla qarkulluan në masë për shkak te konflikteve të armatosura si dhe hapjes së depove në vitin 1997 ne Shqipëri.
Ato u trafikuan duke u përdorur nga grupet kriminale jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Por në Samitin e Londrës, BE-BALLKANI perëndimor, u vendos një plan që synon të reduktojë në maksimum qarkullimin dhe trafikimin e këtyre armëve.
Gjermania dhe Franca janë dy vende që kanë mbështetur zbatimin e planit në Shqipëri.
Marcus Bleinroth: Prioriteti kryesor është ndalimi i trafikimit të jashtëligjshëm të armëve deri në vitin 2024. Ky projekt funksionon në sajë të menaxhimit kufitar, ndaj neve na duhet të jemi novatorë, të punojmë me teknologjinë për të kontrolluar kufirin.
Jean-Claude Brunet: Bota po na shikon në mënyrën si ne e zbatojmë këtë projekt. Franca dhe Gjermania si iniciatorë të kësaj nisme e shohin si një sfidë që kërkon koordinim dhe shumë punë. Trafikimi I armëve është një rrezik për të gjithë ne, kjo është sfida jonë e përbashkët, ndaj na nevojitet punë operacionale në nivel të BE.
Autoritetet shqiptare thanë se vetëm në pak muaj kanë kapur një numër të lartë armësh të lehta.
Rovena Voda: Shqipëria ishte vendi i parë që vendosi një oficer ndërlidhës te Europol në Tiranë e po ashtu pranoi operacionet e përbashkëta me FRONTEX në vijën kufitare.





