Një 37 vjeçar është ekstraduar nga Greqia, pasi ishte dënuar me 20 vite burg për penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja me dhunë”.
Policia bën me dije se shtetasi arrestimi i Gëzim Tomës është bërë në Athinë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura.
37 vjeçari, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25 vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.
Ndërkohë që në 2013 pasi ka kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambjentet e burgut.