Fjalën në forumin “Europa Park” në Gjermani kryeministri Edi Rama e mbylli me një ftesë për turistët e huaj.
Ai u bëri thirrje që të vizitojnë Shqipërinë sepse një nga vendet më të bukura dhe më të sigurta të Evropës.
“Është moment i duhur t’ju them ejani të vizitoni Shqipërinë. Është larg vetëm një orë e pak minuta. Është shumë bukur, nuk do të pendoheni. Për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë.”
Po ashtu, Edi Rama i tërhoqi veshin BE pse nuk po hap negociatat me Shqipërinë.





