Subscribe

Gjatë komunikimt online me Komitetin e Ekspertëve të Shqipëri dhe Turqisë, kryeministri Edi Rama tha operacioni i efektivit të policisë Fadil Allaraj që u dëmtua në protestën për Klodian Rashën ka dalë me sukses.

 

“Pas operacionit të parë dhe vetë familja dhe ne kërkuam që të shkonte në Turqi për një ndërhyrje të specializuar, një transplant të kornesë së syrit për të cilin kemi marrë para pak lajmi se ka dalë me sukses. Falënderim të veçantë dhe ambasadorit që ishte në dispozicion pa orar për të realizuar transportimin e tij në kohë rekord. Arsye për t’u gëzuar sot pasi gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar. Për këtë arsye u desh që të shkonte në atë spital, ku me sa duket ka dalë me sukses dhe kjo është diçka e gëzuar për familjen, prindërit, kështu që faleminderit dhe njëherë për këtë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *