Shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat  kreu verifikimet pas krimit të dyfishtë të ndodhur në zonën e ‘Don Boskos’, në Tiranë dhe arriti në konkluzionin se punonjësit e policisë që trajtuan ngjarjen nuk kanë konsumuar asnjë vepër penale. Krimi i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e 8 qershorit, ku 31-vjeçari Xhaferr Mata nga Kukësi qëlloi për vdekje me pistoletë 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, e cila po shkonte në provimin e maturës. Pasi vrau të renë, Mata qëlloi dhe veten dhe ndërroi jetë në spital. Sipas policisë, nga gjithë verifikimet e kryera,  policia pas marrjes së kallëzimit, referoi materialet ne prokurori dhe akuza nuk i delegoi asnjë detyrë shtese, duke vijuar kështu vetë me hetimin e rastit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *