Edison Begaj ka përfunduar në pranga e policisë pasditen e kësaj të hëne, teksa ishte ulur në një nga kafet në qytetin bregdetar të Vlorës.

 

Vizion Plus mëson se ai është kapur me armë zjarri.

 

38-vjeçari Begaj i shpëtoi një atentati që iu bë në sy të fëmijëve pak ditë më parë në Vlorë, ku mbeti i plagosur.

 

Begaj u arrestua në kuadër të një operacioni ‘blic’ të zhvilluar nga forcat RENEA në Vlorë.

 

Mbrëmjen e 29 majit, një person i veshur me uniformë policie i zuri pritë, teksa ai po udhëtonte me makinë më fëmijët e tij. Sapo zbriti nga mjeti, ai u qëllua  me katër plumba. Për autorët e atentatit nuk dihet ende asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *